Emocionuese/ Heroi i Totenhem ndërpret ndeshjen pasi sheh tifozin në gjendje të rëndë: E pashë të dridhej, shkova te arbitri

Një rast emocionues ka ardhur nga ndeshja e djeshme mes Neëcastle dhe Totenhem. Në këtë sfidë rezultati nuk ishte në plan të parë duke ditur atë që ndodhi në fushën e lojës. Teksa po vinte fundi i pjesës së parë, ndeshja është ndërprerë nga lojtari i Totenhem, Sergio Reguilon.

Ky i fundit ka pasur një tifoz në gjendje të rëndë dhe ka shkuar menjëherë te arbitri për t’i thënë se çfarë po ndodhte në tribunë. Kështu stafi mjekësor ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar jetën e tifozit.

Në fundin e takimit, Reguilon ka shpjeguar me saktësi atë që ka ndodhur: “Pashë tifozin që të dridhej dhe isha shumë nervoz. Shkova te arbitri dhe i thashë që të ndërpriste ndeshjen. Ai e pa atë që po ndodhte dhe ndeshja ndaloi. Kam dëgjuar se tifozi ka dalë jashtë rrezikut dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha Reguilon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online