U vendos fytyra e Ismajlit me kryq, babai i lojtarit: E porositur nga të fuqishëm! Që kur zgjodhëm Shqipërinë nisi historia, nuk erdhëm te armiqtë

Ardian Ismajli po vazhdon që të etiketohet si tradhtar në disa faqe sportive me impakt të madh në Kosovë. Historia ka vazhduar edhe pas ndeshjes me Poloninë, teksa në një pasqyrim fytyra e mbrojtësit të Empolit ishte mbuluar. Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar edhe vetë babai i futbollistit, Ilmi Ismajli.

Ky i fundit e cilëson postimin si të porositur nga njerëz të fuqishëm me qëllimin për të shtuar urrejtjen dhe për të ulur figurën e Ardianit. Gjithashtu Ilmi Ismajli tregon se historia ka nisur fill pasi pranuan Shqipërinë, si të kishin ardhur nga Kosova te një shtet armik.

“Të dashur vëllezër. Ne si familje dhe në veçanti Ardian, që kur ka zgjedhur Shqipërinë kemi kaluar periudha të vështira që nga kërcënimet, fyerjet, etiketimet më të ulëta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij. Po vazhdojnë ende. Besoj se është e porositur nga njerëz të fuqishm. Ne nuk kemi zgjedhur që të luajmë për shtet armik, por për nënën Shqipëria e cila është e gjithave, e Kosovës dhe trojeve shqiptare. Këto veprime të ulëta vetëm sa na forcojnë më shumë”, shkruan Ilmi Ismajli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online