Kategoria e Dytë 2021-2022/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

0

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin e edicionit të ri duke nisur nga 19 shtatori, për t’u përmbyllur më 1 maj të vitit 2022. Këtë të premte, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti që ka përcaktuar edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të kësaj kategorie për të dyja grupet, A dhe B, për dy fazat.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto skuadra: Oriku, KSSH Veleçiku, FK Elbasani, Luzi 2008, F.C. Bulqiza, KF Gramshi, Iliria, KF Ada, FC Internacional Tirana, KF Klosi, Shënkolli, Murlani.

Në grupin B, do të jenë: Flamurtari FC, KF Sopoti, Labëria FC, KF Devolli, KF Naftëtari, FK Tepelena, SHS Albpetrol, SHS Përmeti, FK Këlcyra, FC Gramozi, FK Memaliaj, AF Luftëtari.

Shorti u hodh në praninë e përfqësuesve të klubeve të Kategorisë së Dytë, nga shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani si dhe specialisti në Sektorin e Garave, Endi Hyka. Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:

Kalendar Kategoria e Dyte Grupi A sezoni 21-22

Kalendar Kategoria e Dyte Grupi B sezoni 21-22

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.