U tregoi gishtin e mesit pas sfitores në derbi! Lojtari i Milanit ngre “stuhi“ në Itali, analizohet rregullorja

Probleme të mëdha ka shkaktuar ai gjest i pahijshëm i Davide Kalabrias pas fitores së Milanit në derbin kundër Interit. Në momentin kur të gjithë futbollistët kuqezinj ishin mbledhur së bashku për të festuar triumfin, mbrojtësi italian e tepron duke u treguar gishtin e mesit kundërshtarëve. Kjo ka ngritur një “stuhi“ në Itali, teksa tifozët zikaltër nuk e kanë pritur aspak mirë një veprim të tillë.

Ndërkohë mediat përtej Adriatikut kanë nisur të analizojnë rregulloren, pasi u përfol se Kalabria mund të ndëshkohej me një pezullim për ndeshjen e ardhshme. Megjithatë kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur arbitri, bashkëpunëtorët e tij, apo anëtarë të Zyrës Federale të Prokurorisë e kanë parë gjestin dhe e kanë shkruar në raportin e ndeshjes. Në të kundërt, duke qenë se nuk është një sjellje e dhunshme pas përfundimit të kohës së rregullt, Gjykata Sportive nuk do të jetë në gjendje ta analizojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *