E PAPRITUR/ Rregulli i pakuptimtë në Hungari i heq 3 ndeshje në “Champions League”, Myrto Uzuni nuk luan ndaj Barcelonës

Nga Klaudio Ndreca

Nëse fati shpeshherë të bën kapriço, padyshim që në rastin e Myrto Uzunit e ka tepruar tërësisht me mënyrën sesi ka luajtur. Futbollisti dha gjithçka që të bënte ëndrrën realitet, por nuk ka mundur që ta shijojë frytet e kësaj pune të jashtëzakonshme në gjithë këto vite. Ditën e nesërme Ferencvaroshi do të përballet kundër Barcelonës në “Camp Nou” dhe ky duhej të ishte kulmi i Myrto Uzunit në karrierë. Por sulmuesi i Shqipërisë nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë ndeshje.

Kjo pasi ka rezultuar së fundmi i infektuar me Koronavirus dhe nuk do të ketë mundësinë që të jetë ndaj Barcelonës. Një shfryrje e lehtë dhe mërzitje që mund të kalonte nëse Hungaria do të procedonte si çdo shtet tjetër. Por këta të fundit e shtojnë edhe më tepër stresin te Myrto Uzuni falë rregullit të tyre disi të pakuptimtë.

Një futbollist nuk mund të luajë dot për një muaj pas daljes si i infektuar nga pandemia. Pra në rastin e sulmuesit kuqezi jemi ende në ditët e para dhe me një kalendar të ngjeshur të “Champions League”, do të humbasi të paktën 3 takime në këtë kompeticion. Sipas llogarive Uzuni mund të kthehet në 21 nëntor, atëherë kur mbeten edhe tre takimet: “Juventus-Ferencvarosh, Ferencvarosh-Barcelona dhe Dinamo Kiev-Ferencvarosh”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online