“U takova me presidentin dhe drejtorin e Partizanit”, flet Ze Maria: Arbitri nuk ndikoi në derbi, pres kontakte deri nesër në mëngjes

Ze Maria ishte në Air Albania për të ndjekur derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Trajneri që dikur ka drejtuar bardheblutë ka qarkulluar si emër për të drejtuar të kuqtë. Në një intervistë për “Top Channel”, Ze Maria “i shkel syrin” sërish Partizanit duke qenë i hapur për të biseduar me drejtuesit e klubit nëse planifikojnë që të largojnë Dajën.

“Kishte tre vite që nuk vija në Tiranë dhe nuk e kisha parë as stadiumin e ri. Erdha për të parë derbin dhe kjo është arsyeja. Ndeshja e djeshme ishte një derbi i vërtetë, pa aksion dhe lojë të bukur. I vetmi derbi që luhet për të fituar është Real Madrid-Barcelona. Në derbin e Tiranës kishte aksione vetëm në minutat e para, më pas ekipet u mbrojtën shumë. Gabim i arbitrit? Jo, për mua ishte gabim vetëm që nuk e dha penalltinë direkt, por duhej të shihte VAR.

Kartoni i kuq nuk mund të ishte për atë ndërhyrje të shumëpërfolur pasi ndërhyrja nuk erdhi me bërryl, por me parakrahë. Pamjet ishin larg dhe nuk mendoj se arbitri mbajti një anë dhe dëmtoi tjetrën. Gabimet duhet të gjenden te lojtarët. Kontakti i vetëm që kisha me Partizanin dhe drejtuesit e saj ishte në derbi. Kam takuar me presidentin dhe drejtorin e tyre, por nuk folëm. Është një skuadër e madhe që unë do të doja ta drejtoja, por kam respekt për trajnerin e tyre. Unë jam këtu deri nesër në mëngjes dhe do të presim për ndonjë kontakt. Nëse më duan, unë do të jem gati”, tha Ze Maria. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online