U stërvit me ekipin e parë gjithë kohën, Andrea Pirlo surprizon Vrionin para ndeshjes me Milanin

Xhakomo Vrioni është stërvitur me ekipin e parë të Juventusit gjatë këtyre ditëve. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare gjendej edhe në stolin e bardhezinjëve në fitoren e arritur kundër Udinezes me përmbysje.

Trajneri Pirlo e kërkoi që ta kishte talentin shqiptar edhe gjatë përgatitjeve para ndeshjes me Milanin. Megjithatë vendimi është marrë sa i përket listës së lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjen që do të zhvillohet në mbrëmje dhe atje vihet re mungesa e Vrionit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *