U shpall “këpuca e artë” e Superiores, Dejvi Bregu arrin marrëveshjen me klubin turk

Dejvi Bregu shijoi një nga sezonet më të bukura në karrierën e tij. Në fund vlonjati u kurorëzuar kampion i Kategorisë Superiore, por njëkohësisht u shpërblye edhe me një çmim individual, teksa u shpall “këpuca e artë“ në kampionat. Këto statistika kanë rënë në vëmendjen e skuadrave të huaja, çka është edhe dëshira e vetë lojtarit për të provuar një eksperiencë jashtë Shqipërisë.

Mediat turke e dërgojnë Bregun në radhët e Bolusporit. Kjo skuadër luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe lojtari 25-vjeçar duket përforcimi i duhur për t’i ndihmuar drejt ngjitjes për në elitë. Ndërkohë kalimi në Turqi bëhet fakt i kryer, pasi mediat bëjnë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online