“A do të dorëhiqem”? Luis Enrike i kthen përgjigje gazetarit: Po tallesh? Unë po përpiqem të rinovoj

Spanja ka qenë zhgënjyese në këto dy paraqitje të para në Kampionatin Europian. Andaluzianët mbajnë vendin e 3-të me vetëm 2 pikë të grumbulluara dhe nesër kundër Sllovakisë luajnë gjithçka për gjithçka. Duke marrë parasysh faktin se “furia e kuqe” mund ti thotë lamtumirë Euro 2020 në ndeshjen e fundit të grupeve, njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë për shtyp pyet në mënyrë direkte Luis Enriken nëse do të dorëhiqet në rast se skuadra e tij eliminohet.

Por kjo pyetje është dukur e pavend për kreun e pankinës spanjolle, i cili tregon se jo vetëm që nuk do të tërhiqet, por po mendon edhe rinovimin. “A do të dorëhiqem po të eliminohemi? Po tallesh apo jo? Unë po mendoj për rinovimin, imagjinoje”, ka thënë Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online