U shkaktuan polemika me rastin në Premier Ligë, ndryshon rregulli për prekjen e topit me dorë

0

Premier Liga u pushtua nga polemikat në sfidën mes Fulhemit dhe Totenhemit. Një top i prekur me dorë në mënyrë të pavullnetshme nga Lemina i hoqi golin e barazimit skuadrës së Fulhemit. Madje nëj vendim i tillë erdhi pas rishikimit të pamjeve me VAR, duke shtuar edhe më tepër polemikat.

Por IFAB ka ndërmarrë rregulla të reja në lidhje me prekjen e topit me dorë. Bordi Ndërkombëtar i Federatave të Futbollit ka vendosur që për prekje të topit me dorë në mënyrë të pavullnetshme të mos konsiderohet faull nga arbitri. Megjithatë në fund do të jetë sërish gjyqtari ai që do të vlerësojë se në cilin rast kemi të bëjmë me prekje të pavullnetshme dhe në cilin jo. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 1 korrik. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.