U rikthye sërish në origjinë? Thiago Mota “djeg” Rei Manajn për paraqitjen e dobët ndaj Juventusit, e ul sërish në stol

Aventura e re e Rei Manajt te Spezia nuk nisi aspak mirë pas kalimit nga Barcelona. Sulmuesi erdhi me bujë të madhe dhe po ngrohte stolin. Shumë ndeshje të kaluara në këtë gjendje derisa Mota nisi që ta aktivizonte si titullar. Një lëvizje jo e papritur pasi trajneri ishte shprehur në konferencën për shtyp se Manaj po rritej dukshëm në stërvitje dhe po tregonte dëshirën e madhe për të thënë fjalën e tij në fushën e lojës.

Pavarësisht se statistikat e golave nuk flasin shumë për të, në ndeshjet e Spezias ka treguar gjithmonë grintën dhe ka përdorur fuqinë e tij fizike për t’i ardhur në ndihmë klubit. Por paraqitja e fundit kundër Juventusit meritoi notën më të dobët. Mjaftoi një ndeshje e këtij niveli dhe trajneri e uli menjëherë në stol për një “finale” direkte mbijetese ndaj Cagliarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online