I rritur mes varfërisë dhe tani nuk e do luksin, ylli i Liverpulit është shembulli i të gjithëve: E ndjek jetën e Ronaldos dhe Neymar, por nuk bëhem si ata

Si shumica e futbollistëve afrikanë, Mane u rrit në varfëri, nuk kishte kushtet për të shkuar normalisht në shkollë, për këtë arsye u gjend në shënjestër të talljeve të disa lojtarëve. Në një intervistë për France Football, Mane foli për tema të ndryshme. Ishte padyshim fjalia më zemërthyese për nënën e tij pasi fitoi AFC.

“Ne i telefononim njëri-tjetrit çdo ditë. Ajo nuk e ndoqi ndeshjen në natën e finales sepse ishte shumë e frikësuar. Më tha se humbi shtatë kilogramë gjatë turneut sepse ishte nën shumë stres. Pasi mbaroi, e thirra dhe i thashë hajde të hamë, mbaroi, ne fituam”, tha Mane.

“Nuk dua të lë përshtypjen e një djali të zgjuar, por e vërteta është se më shqetësojnë disa ‘vlera’ që qarkullojnë në botën e futbollit dhe kanë të bëjnë me edukimin tim. Por në vend që të kritikoj, preferoj të distancohem”.

Ata e pyetën nëse mund të jetonte si Neymar dhe Cristiano Ronaldo që janë yje botërorë dhe janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.“I ndjek në rrjetet sociale dhe kjo më mjafton. Më pëlqen jeta e tyre, por ajo jetë nuk është bërë për mua”, tha Mane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online