U prezantohet me shqiponjë në Championship, Anis Mehmeti “i shkel syrin” Silvinjos: Bristol do të më dërgojë në Kombëtare, Shqipëria është ëndërr

Anis Mehmeti ka hedhur hapin e madh të karrierës. Talenti shqiptar ka shkëlqyer me Ëycombe në këtë sezon. Interesimi për këtë lojtar ka qenë i madh dhe Mehmeti është larguar nga League One duke hedhur hap të madh në karrierë.

Lojtari i Shqipërisë ka firmosur me Bristol, klub ky që është pjesë e Championship. Zyrtarizimi ka ardhur pak minuta më parë, teksa Mehmeti ka firmosur kontratë për tre vite e gjysmë dhe do të vesh fanellën me numër 11. Në fjalët e para për klubin e ri, Anisi tregoi pak edhe për ndjenjën e tij sa i përket Kombëtares së Shqipërisë dhe njëkohësisht ka zgjedhur të pozojë me shqiponjë gjatë prezantimit.

“Ky është një klub i madh dhe mezi po pres që të fillojë nga puna. U ulëm dhe biseduam para dy ditësh me drejtuesit e klubit, thashë se kjo ishte skuadra ku dua të vazhdojë. Jam gati për të sfiduar në Championship pas aventurës në League One. Mezi po pres që të shënojë golin e parë me Bristol. Unë jam lojtar kreativ dhe dua që të shënoj gola.

Sigurisht që më shumë rëndësi për mua ka fitorja e ekipit tim. Ekipi këtu ka shumë lojtarë të rinj. Përfaqësimi i Shqipërisë? Është një ëndërr, një ëndërr për mua dhe familjen time. Tani Bristol do të më ndihmojë për të shkuar te Shqipëria A. Ky ekip ka staturën e një ekipi të Premier League”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online