Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i “Sport Ekspres”, Nedim Bajrami flet për herë të parë si lojtari i Sasuolos: Jam i lumtur

Sport Ekspres ishte media e parë në Shqipëri dhe në Itali që raportoi për ekipin e ri të Nedim Bajramit. Ashtu siç edhe ju informuam, mesfushori i Kombëtares është larguar nga Empoli për të firmosur me Sasuolon.

Futbollisti ka folur për herë të parë në “Gianluca Di Marzio” si lojtari i Sasuolos. “Ka marrë fund gjithçka, kam firmosur me Sasuolon. Jam i lumtur, do të iki nga ekipi nesër. Kam takuar Dionisin, kemi folur nga mbrëmë bashkë. Jam i lumtur që e gjej atë sërish. Kam folur edhe me Pinamontin, kam luajtur me të vitin e shkuar”, tha Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online