Roma është shkatërruar në “Old Trafford” ndaj Manchester United me rezultatin 6-2. Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të Romës,”djajtë e kuq” u kthyen në një makineri shkatërruese në pjesën e dytë. Ky është një tjetër rezultat negativ për Romën pas humbjes 7-1 në vitin 2007 ndaj Manchester United.
Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, nuk ka nguruar të tallet në “Facebook” me ekipin e Romës pas humbjes poshtëruese në Europa League. Daku gjithashtu nuk ka ngurruar të bëjë shaka edhe me shokun e tij të skuadrës, të cilin tifozët e skuadrës së Llapit në Kosovë e quajtën të padëshiruar dhe nuk e preferuan në klubin e tyre. “Egzon Sinani në Podujevë dhe Roma në Old Trafford s’kanë çfarë kërkojnë” ka shkruar Daku në “Facebook”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/