“U përpoq të kthehej, por dështoi“, Ançeloti mbron Benzemanë nga kritikat: Do shkojë në Botëror pa minuta në këmbë

Karim Benzema është përballur me kritika nga opinioni sportiv. Futbollisti francez nuk ka zbritur në fushë në ndeshjet e fundit dhe në media ka qarkulluar hipoteza se 34-vjeçari por ruhet për Kupën e Botës që do të zhvillohet pak javë më vonë. Por Karlo Ançeloti e sheh ndryshe këtë situatë. Trajneri i Realit të Madridit ka sjellë si argumet faktin se mungesa e minutave është në disavantazh të Benzemasë, pasi nuk do të ketë formën e maksimale me Kombëtaren e Francës.

“Më dhemb që Benzema nuk mundi ta ndihmonte ekipin në ndeshjet e fundit. Kishte pak probleme, u përpoq të kthehej por dështoi. Do të shkojë në kampionat pa minuta që i duhet për të qenë në formë të mirë. Ai vetë është i zhgënjyer nga kjo. Ai do të luajë në Botëror si fituesi i Topit të Artë, por pa shumë minuta në këmbë. Megjithatë, nuk mendoj se performanca e tij në Katar është në rrezik“, është shprehur Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online