Është kthyer në murin e Empolit, Ardian Ismajlin e kërkon klubi legjendar holandez

Ardian Ismajli la pas lëndimin e tij dhe mori menjëherë vendin e titullarit te Empoli. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në takimet e fundit të klubit toskan, duke ngritur murin në prapavijë. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skautët e klubeve të tjera, që kanë mbajtur shënime në blloqet e tyre për lojtarin 26-vjeçar.

Shumë skuadra të njohura europiane kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, ku mes tyre gjendet edhe Feyenoord-i. Është “Tuttomercatoweb.com” ajo që bën me dije se klubi legjendar holandez pëlqen profilin e Ardian Ismajlit. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ofertë zyrtare në muajin janar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online