“U përplasa me Zanetin dhe thamë…më fal kapiten”, Maldini për derbin e dikurshëm me Interin

Derbi Milan-Inter është një nga përballjet më të zjarrta në planet. Në këtë sfidë nuk ka asnjëherë favoritë pasi nga të dyja kampet futen vetëm për një objektiv, fitoren. Në këtë super përballje kanë luajtur legjenda si Maldini, Ronaldo, Shevcenko, Zanetti, Crespo etj.

Ndeshja e radhës në Seria A do të rigjejë përsëri këto dy skuadra, megjithëse situata tek Interi është shumë e vështirë. Rastet e shumta me COVID-19, e kanë vënë në dyshim nëse kjo sfidë do të luhet.

Drejtori sportiv i Milanit, Maldini ka rikujtuar një nga momentet më të bukura në karrierë kur luante përballë Interit dhe veçanërisht Zanetit. “Gjatë një derbi, unë dhe Javier u përplasëm me njëri-tjetrin në fushë. U rrëzuam të dy dhe teksa po ringriheshim njëkohësisht, dhe thamë këtë fjali: Më fal kapiten! Kjo për t’iu lënë të kuptoni se çfarë respekti kishim për njëri-tjetrin”- u shpreh Maldini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online