U përlesh me policinë greke në Mykonos, gjykata Helene merr vendimin për Maguire

Manchester United u eleminua nga Europa Leaguë në gjysëm finale nga Sevilla (1-2), pavarësisht se luajtën në mënyrë të shkëlqyer. Megjithatë ky nuk ishte problemi i vetëm i skuadrës, pasi mbrojtësi kryesor, Harry Maguire, u gjend në telashe të mëdha gjatë pushimeve në ishullin grek Mykonos. 27 vjeçari pati një përplasje me policinë helene dhe për këtë arsye autoritet e qytetit e arrestuan.

Lojtari anglez u vu përpara drejtësisë ditën e sotme, por për fatin e mirë të tij, gjykata greke vendosi të mos proçedojë ndaj tij duke e lënë të lirë. Lajmin e ka bërë të ditur faqa zyrtare e klubit Manchester United në “Twitter”.

“Harry Maguire nuk është shpallur fajtor në gjyqin e sotëm në Mykonos. Autoritet greke na e kanë bërë të ditur menjëherë lajmin dhe nuk do të ishte e ndershme nëse ne nuk do ta publikonim. Lojtari dhe skuadra do të bëhen gati për sezonin e ri”- ishte shkrimi i Manchester United në “Twitter”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online