Jo vetëm Avdijaj dhe Toli, Tirana përgatit zyrtarizimin edhe për lojtarin e Shqipërisë U-21 kundër serbëve

Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato të verës teksa po vazhdon me përforcimet në organikën e skuadrës për Europën. Bardheblutë kërkojnë që të mbërrijnë larg në Europë dhe për këtë arsye kërkojnë të afrojnë lojtarë sa më përshtatshëm për skemën e trajnerit Egbo. Pas sigurimit të emrave si Ardit Toli dhe Albion Avdijaj, një tjetër lojtar i Kombëtares mund të luajë në kryeqytet.

Ky lojtar është Shaqir Tafa, i cili aktivizohet tek përfaqësuesja U-21, ku numëron 13 ndeshje me këtë fanellë. 21 vjeçari është mësuar me lojën e fortë dhe teknike, pasi 3 sezonet e fundit i ka luajtur në Itali, në Serinë C tek skuadrat të tilla si Cuneo, Monopoli e Sicula Loenzio. Midis skuadrës së Tiranës dhe Shaqir Tafës janë arritur të gjitha dakordësimet dhe pritet që futbollisti t’i bashkohet ekipit të kryeqytetit për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online