Premtojnë kontrata në Shqipëri në emër të Egbo, trajneri denoncon agjensinë: Mashtrojnë për t’ju marrë paratë

Suksesi i arritur këtë sezon në drejtimin e Tiranës ka bërë jehonë të madhe edhe në Afrikë apo Europë. Por kjo ka sjellë me vete edhe pasoja negative për Emanuel Egbonë. Emri i trajnerit të bardhebluve ka nisur të keqpërdoret nga persona të tjerë, të cilët mashtrojnë futbollistë, duke u marrë para me pretendimin se do i ofrojnë kontrata futbolli në Shqipëri.

Kjo bërë që nigeriani të reagojë në rrjetin e tij social në “Facebook”, ku distancohet tërësisht nga kjo agjensi që po përdor emrin e tij. Egbo i fton të gjithë të mos bien pre e mashtrimeve, ndërsa saktëson për të gjithë edhe emrin e menaxherit dhe të agjensisë që merret me menaxhimin e vërtetë të tij.

“Për ata që mund t’u interesojë, kam vënë re se dikush është duke përdorur agjensinë “Izvodenje izvidaca agencija”. Po e përdorin për të mashtruar njerëzit në mënyrë që t’i marri paratë me pretendimin se është agjenti im dhe kompania e tij më përfaqëson mua. I premtojnë se do i sjellin në Shqipëri dhe Europë me kontrata futbolli. Asnjëherë nuk e kam njohur dhe nuk e kam parë apo takuar ndonjëherë në jetën time. Ju lutem, mos bini pre e tyre në emrin tim. Agjenti dhe agjensia ime është JCN Johnson Sport Management”, shkruan Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online