U përfol se me zor priste të vishte fanellën e Chelsea-t, Armando Broja sqaron të vërtetën

Huazimi i Armando Brojës përfundon në verën e këtij viti, megjithëse Southampton-i ka shprehur hapur dëshirën për ta mbajtur në organikën e tyre edhe për një tjetër sezon. Një postim i lojtarit në “Facebook” është shpërndarë në media, ku sulmuesi shqiptar ndante me ndjekësit një foto të tij me fanellën e Chelsea-t, ndërsa shkruante: “Mezi pres të vesh këtë fanellë përsëri”.

Por është vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare ai i cili e përgënjeshtron një postim të tillë. Armando Broja ka përdorur llogarinë e tij sociale në “Instagram” për të sqaruar gjithçka. “Thjesht për t’i bërë me dije se nuk kam një llogari në ‘Facebook’ apo ‘Tik Tok’. Çdo përmbajtje aty nuk është postuar prej meje”, shkruan Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *