Tare planifikon ta transferojë në verë, Bajramin e dëshiron edhe Napoli: Është djalë shumë i fortë, e duan për sezonin e ardhshëm

Napoli është në kërkim të një mesfushori dhe Nedim Bajrami është një profil që duket se tërheq së tepërmi të kaltrit. Gazetari i “Radio Goal” ka folur për “Kiss Kiss Napoli” në lidhje me këtë çëshjte. Valter De Maggio është shprehur se Napoli ka hedhur sytë nga Barak dhe Casale, por nga ana tjetër dëshirojnë edhe Bajramin.

“Klubi është shumë i fortë me Barak dhe Casale të Veronës, por duket se Napoli e dëshiron Bajramin nga Empoli për sezonin e ardhshëm. Ky djalë është shumë i fortë dhe ne do të hetojmë situatën duke kërkuar thashetheme të tjera për interesimin e klubit për lojtar e toskanëve. Dje u fol shumë për zgjedhjen e mesfushorit, do të hapja një sondazh. Është folur shumë për Barak, por ka nga ata që preferojnë Zielinskin. Kush e di se kë do të zgjidhnin tifozët”, ka thënë Valter De Maggio.

Ndërkohë në sulm për shërbimet e fantazistit shqiptar do të hidhet edhe Lazio. Igli Tare e ka shënuar emrin e Nedim Bajramit në bllokun e tij të shënimeve dhe sipas “Tuttosport”, bardhekaltrit do të kërkojnë të zëvendësojnë Luis Alberton me 22-vjeçarin shqiptar verën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online