Lojtari i kombëtares argjentinase Paulo Dybala nuk do të jetë lojtar i Juventusit nga vera. Më herët u njoftua se Dybala dhe Juventus nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, kështu që lojtari tani është i lirë të lidh kontratë me një mori klubesh të tjera në të gjithë Evropën, si Arsenal, Neëcastle, Atletico, Inter, Milan dhe Roma.
Pavarësisht thashethemeve se lojtari ishte shumë pranë Interit, duket se ka ndërruar destinacioni. Jose Mourinho tregoi dimrin e kaluar se dëshiron Dybala dhe tani lojtari dhe agjentët e tij thuhet se janë në favor të një transferimi në Olimpico. Mourino i tha lojtarit se është i mrekullueshëm dhe se dëshiron të punojë me të, ndërsa negociatat priten në ditët në vijim në Romë.
Mediat italiane përmendin atmosferën e tifozëve në ndeshjet e Romës si një faktor të rëndësishëm në vendimin e Dybala për t’u transferuar te Roma. Dybala i ka ndjekur ndeshjet e Romës në Evropë nga tribuna dhe ka mbetur i impresionuar, ndaj është i lumtur që do të nënshkruajë me këtë skuadër në muajt në vijim, por romakët fillimisht duan të përfundojnë finalen në Tiranë dhe më pas të fillojnë negociatat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/