U përfol për të marrë drejtimin e Partizanit, Demi i mbyll derën Brdariçit: Kam bërë gabim me trajnerët e huaj

Ermi i Tomas Brdariçit është lakuar së fundmi në media për të drejtuar ekipin e Partizanit sezonin e ardhshëm. Por shpejt ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga presidenti Gaz Demi, i cili i konfirmoi Gjergji Stefës në emisionin “Gol pas Goli” trajnerin aktual. “Mehmeti është trajneri im”, ishte mesazhi që mbërriti të telefonin e gazetarit të “Supersport“-it.

Më vonë Stefa ka zbuluar edhe bisedën telefonike me presidentin e Partizanit. Ky i fundit i ka komunikuar se ka gabuar me trajnerët e huaj dhe se nuk kishte dëshirë të investonte përsëri për ta, duke i mbyllur kështu derën e Partizanit Tomas Brdariçit.

“Më mori në telefon pas emisionit. Më tha që: ‘Kam bërë shumë gabim me trajnerët e huaj. Edhe me Sormanin gabova që vura veton’”, zbulon Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online