Debati për golin e Tiranës/ “E pa e gjithë Shqipëria, çfarë po flet?”! Duro del kundër Starovës: Portieri i Partizanit bën gabime të përsëritura, derbin e fitoi Visar Bekaj  

0

Partizani ka humbur me shifrat 0-2 ndaj Tiranës. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ka pasur një moment debati mes Shpëtim Duros dhe Starovës për shkakun e golit të parë të pësuar të Partizanit. “Për mua faji i madh ishte i portierit. Shkon dhe del huq aty. Është një gabim që e ka bërë dhe më para, është i përsëritur. Derbi fitohet me portierët, kishe nga krahun tjetër Visar Bekajn që ishte më i miri. Ke Alban Hoxhën në stol, për mua gaboi trajneri që aktivizon këtë portier të ri. Duhet personalitet i madh në ndeshje të tilla”, tha Duro.

Në të tjetër ide ishte Starova, i cili theksoi se nuk ishte portieri fajtori i golit të pësuar nga Partizani. “Nuk ishte faji vetëm i portierit aty, portieri ishte i fundit. E pa gjithë Shqipëria, çfarë po flet? Atje ke situatë dy kundër një, ke dy mbrojtësit e Partizanit kundër Xhixhës. Duhej të ishin më të vëmendshëm për t’u spostuar mbrapa 3-4 sekonda më herët”, tha Starova. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.