Në media kanqë qarkulluar lajme për një interesim të Arsenalit për Edon Zhegrovën. Madje u përfol edhe për faktin se “topçinjtë” kishin ofruar një ofertë zyrtare në tryezën e klubit francez. Por duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, sqaron situatën dhe shkruan në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter” se Arsenali nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për kartonin e Edon Zhegrovës.
“Arsenali nuk ka paraqitur asnjë propozim për anësorin e Lille, Edon Zhegrova dhe nuk ka negociata në vazhdim për nënshkrimin e N’Golo Kanté nga Chelsea, siç janë gjërat”, shkruan Fabricio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/