VIDEO/ U nda mes pakënaqësive me Manchester United-in, Pogba refuzon të firmosë në fanellën e “djajve të kuq”

Pogba mbylli më në fund bashkëpunimin e tij me Manchester United-in. Një moment ky që mesfushori po e priste prej kohësh, duke qenë se marrëdhënia mes tyre ishte krisur ndjeshëm dhe nuk kishte shpresa për përmirësim. Futbollisti francez kishte kundër edhe tifozerinë e klubit anglez, çka e bënte të padurueshëm qendrimin e tij në Manchester.

Pogba u largua me parametra 0 dhe mes pakënaqësive nga “Old Trafford”-i, për t’ju bashkuar skuadrës ku preku majën në karrierën e tij, Juventusit. Lojtari mbërriti dje në Torino, ku iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët e klubit bardhezi. Pogba shkon të fotografohet me ta, si dhe të  japë autografe për tifozët e Juventusit. Por mes shumë fanellave bardhezi, përpara syve i shfaqet edhe një e kuqe e Manchester Unitedit. Sapo e sheh, Pogba tund gishtin tregues në shenjë refuzimi, duke mos pranuar të firmosë në fanellën e “djajve të kuq” që mbahej në dorë nga një tifoz i “zonjës së vjetër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online