Milani ishte aktiv merkaton e janarit, teksa transferuan lojtarë si Lukas Paketa apo Kristof Piatek, të cilët e rritën jo pak nivelin e lojës së kuqezinjve.
Pikërisht në atë periudhë u përfol shumë edhe për një akord me sulmuesin anësor të Nicës, Alan Sant-Maksm. Ky i fundit ishte shumë pranë kalimit te Milani në janar, por në fund ky transferim nuk arriti të finalizohej.
Duket se Milani nuk ka trokitur më në dyert e Nicës, ndoshta edhe për faktin se Leonardo është larguar dhe në postin e tij është Maldini tashmë. Gjendur në këtë situatë 22-vjeçari, duket se ka zgjedhur kalimin në Premier League.
Sant-Maksim do të jetë lojtari i ri i Njukasëllit. Kështu raportojnë mediat angleze, të cilat konfirmojnë se “Qymyrxhinjtë” do të pagujnë plot 25 milionë euro për shërbimet e francezit.