Arjan Peço ka hedhur një hap të madh në karrierë. Trajneri shqiptar do të jetë krahu i djathtë i Favresë në stolin e Nicës. Peço ka zbuluar në në lidhje direkte me emisionin “Procesi Sportiv” se si ish-trajneri i Borusias së Dortmundit i kërkoi të bëhej ndihmësi i tij në këtë aventurë në Ligue 1 të Francës.
“Ai ka qenë dikur trajneri im para 25 vitesh. Kemi punuar bashkë. Kemi pasur kontakt. Nuk është se kemi pasur ndonjë kontakt shumë të madh të them të drejtën, kemi dërguar ndonjë SMS herë pas here. Ai, siç më tha, më kishte ndjekur, kishte pyetur edhe njerëz të tjerë si bëhet në këto raste zakonisht. Më mori në telefon, diskutuam, u gjetëm në një farë mënyre, sepse nuk është aq e thjeshtë të fuyesh në një rrjet të tillë të jemi të sinqertë. Diskutuam, folëm për futbollin, kishim pak a shumë të njëjtat ide. U puqëm dhe para 2-3 ditësh kur më mori në telefon duhet të vija urgjentisht te Nica. U nisa direkt nga pushimet”, është shprehur Arjan Peço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/