“U ndëshkuam për fajin tonë, Kukësi ka lojtarë me kualitet”! Shpëtim Duro flet pas humbjes: Jemi në krizë për momentin

Egnatia nuk po arrin të kthehet te rezultatet pozitive dhe këtë herë ka humbur në shtëpi përballë Kukësit me shifrat 1-2. Ekipi i Duros duket i goditur psikologjikisht dhe vazhdimisht po i lehtëson punën kundërshtarëve.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Fernandos në minutën e 34 falë ekzekutimit të saktë të 11-metërshit. Por një minutë përpara se ky gol të shënohej, Atanda u tregua fantastik me ndërhyrjen që i mohoi golin Barbosës, pasi ky i fundit e kishte kaluar portierin.

Kështu ndeshja po shkonte në favor të Egnatias dhe Kukësi nuk po krijonte mundësi të pastra. Por një predhë e lëshuar nga Ndreca në të 71, u ndihmua nga devijimi i Malotës, me topin që u shty në rrjetë. Në minutën e 87 ishte afrimi i ri i merkatos së dimrit, mesfushori Delimedjac që lëshoi një gjuajtje të fortë duke gjetur cepin e rrjetës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Duro: “Nuk kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, për fajin tonë jemi ndëshkuar. Skuadra e kishte të vështirë për të reaguar. Kjo ishte një prej ndeshjeve më të këqija që kur kam ardhur unë te Egnatia. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol të dytë. Pavarësisht se është në vend të fundit, Kukësi ka lojtarë me kualitet. Jemi në krizë për momentin, skuadra është e mirë, por duhen pikët”.

Hallaci: “Këtu nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, sidomos për ne. Kemi folur shumë me ekipin që në humbje e fundit ne kemi luajtur futboll, fatin e kishim kundër. E pësuam nga një gabim në mbrojtje. Flasim vazhdimisht me mbrojtësat që të mos bëjnë ndërhyrje të tilla në zonë, është e pafalshme, lojtari i Egnatias nuk po rrezikonte në atë moment. I thashë ekipi që të besoj deri kur të vërshëllejë arbitri. I thashë lojtarëve që nuk dua festë pasi jemi ende në zonën e ftohtë. Kjo skuadër ka prodhuar gjithmonë futboll, unë e kam thënë. Këtu ka cilësi dhe lojtarë me kualitet. Gjici ka të drejtë që të thotë se duhet të jemi në Europë, ka investuar shumë, na i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Europën mund ta arrijmë nga Kupa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online