U mungon futbolli, por nuk duan të rifillojë! Italianët habisin me studimin e fundit

Për më shumë se një muaj futbolli nuk është më i pranishëm në fundjavat tona, duke bërë që shumë tifozë t’ia ndjejnë mungesën. Megjithatë kur pyeten a duhet të rinisë sërish apo jo, italianët duket se kanë një tjetër mendim. Sipas një studimi të kryer nga IZI në vendin fqinj, plot 64% e personave të pyetur janë përgjigjur se nuk dëshirojnë që kampionati të rinisë sërish. Kjo për të vetmen arsye se nuk do të ishte e sigurt nga ana shëndetësore. Kështu 2 në tre italianë nuk dëshirojnë që skuadrat e Serie A të kthehen përsëri në fushë, edhe pse me dyer të mbyllura.

Ndërkohë sa i përket faktit se kush duhet të vendosë për fatin e futbollit, 77% e personave pjesëmarrës në këtë studim shprehen se është qeveria ajo që duhet të thotë fjalën e fundit, ndërsa 15 janë të mendimit se ky vendim i takon Federatës dhe 8% i mbetur ia jep këtë të drejtë Komiteti Olimpik të Lojërave të Italisë. Por edhe pse janë kundër idesë së rinisjes së futbollit, italianët shprehen se u mungon sporti më i bukur në botë. Plot 70% e personave të përfshirë në këtë studim tregojnë se e ndjejnë së tepërmi mungesën e ndeshjeve të futbollit, por me sa duket shifrat e frikshme të të infektuarve dhe viktimave nga Koronavirusi bëjnë që italianët të mendojnë më tepër për shëndetin e tyre se sa për emocionet që ekipet e zemrës mund t’ju falin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online