“Te Reali nuk do mbyllte as sezonin”, Diego Costa thumbon Conten: Duhet të ndryshojë për t’u bërë i rëndësishëm

Antonio Conte po bën një punë ëmjaft të mirë në stolin e Interit, ku duket se ka krijuar një skuadër konkuruese në Serie A. Trajneri Italian ka përjetuar edhe suksese me ekipe të tjera ku ka drejtuar, si Juventusi apo Chelsea, duke u cilësuar si një nga më të mirët në qarkullim. Por sulmuesi i Atleticos se Madridit, Diego Costa, rezervon kritika për teknikun Italian.
Të dy kanë punuar së bashku në kohën kur kanë qenë pjesë e bluve të Londrës, ku marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë të mira. Karakteri tepër strikt dhe kërkues i Contes nuk shkon mirë me atë të lojtarit, i cili për “ESPN” ka thënë se duhet të ndryshojë pjesën njerëzore për të qenë një trajner vërtet i rëndësishëm. Madje thumbon se nëse do të ulej në stolin e Realit të Madridit, atëherë do e shkarkonin pa mbaruar ende sezoni.
“Conte dhe unë kemi pasur probleme jashtë fushës, por ai është një trajner me të vërtetë i mirë. Unë nuk kam mëri, por për të qenë një trajner me të vërtetë i rëndësishëm duhet të ndryshojë diçka në anën njerëzore të mënyrës së tij të sjelljes në stërvitje. Ai është një njeri i dyshimtë. Unë mendoj se në një klub si Real Madrid nuk do të zgjaste as një sezon”, është shprehur Diego Costa./Halit Delibashi-Sport Eskrpes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online