“U miratua”! Mungon vetëm zyrtarizim, Shqipëri-Kosovë me një kampionat të përbashkët

Dëshira më e madhe e të gjithë shqiptarëve për të parë bashkë Shqipërinë dhe Kosovën realizohet në sport. Ky i fundit bën të mundur atë që politika nuk ia ka arritur dot prej vitesh me radhë. Ideja e një kampionati të përbashkët në basketball qarkulloi disa kohë më parë, teksa ishte fillimisht kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ai i cili do të nxirrte në dritë një hipotezë të tillë.

“Kemi shkëmbyer edhe korrespodencën me FIBA-në. Janë disa modele, Lituani, Letoni, disa vende që e kanë krijuar këtë llojë kampionati. Ideja jonë është që me Kosovën të kemi një kampionat të përbashkët, një kampionat i madh me vajtje-ardhje. Janë miratuar në parim gjërat”, do të deklaronte Ponari.

Një lajm një më pas do të merrte edhe konfirmimin e Sekretares së Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Kjo e fundit ka konfirmuar edhe një herë për “Klan kosova” se gjithçka është miratuar dhe ka pasur dakortësinë e të dyja palëve, ndërsa pritej të fillonte që në muajin prill. Pandemia solli shtyrjen e planit dhe tani duhet të presim vjeshtën për të parë një kompeticion të përbashëkt Shqipëri-Kosovë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *