“Hajde mbyllemi brenda e falimentojmë”, Redi Jupi ngre zërin: E garantoj unë, sot mund të ishim edhe si Bjellorusia

Ministria e Shëndetësisë e bëri të qartë ditën e sotme se dita e futbollit në Shqipëri për fat të keq do të jetë e largët. Padyshim që një lajm i tillë hidhëron të gjithë ata që sportin e kanë pjesë të përditshme të tyre. Redi jupi ka folur mbi këtë situatë në “Procesi Sportiv”, ku shpjegon pastër se është e lehtë të bllokosh gjithçka dhe të falimentosh në fund, por gjërat duhen menduar që si ekonomia ashtu edhe shëndeti të ecin paralel.

Madje shprehet se gjendja në Shqipëri nuk është aq alarmante si në Europë, si dhe sot mund të ishim duke luajtur futboll si në Bjellorusi nëse do të kishim mbyllur kufijtë me Italinë që herët. Jupi garanton se risku nga stërvitjet është zero dhe thotë se asnjë problem, përkundrazi është e nevojshme për shëndetin e njerëzve.

“Duam s’duam ne njerëzit janë bërë të përgjegjshëm me atë çfarë do ndodhi. Vërtet i shikojmë rrugët plot, aktiviteti ka filluar të shkojë drejt normalitetit, por njerëzit mbajnë distancat, mundohen të mbajnë ato rregullat e higjenës. Të jeni të sigurt që sportistët, duke qenë se i karakterizon një disiplinë e caktuar dhe një përgjegjshmëri dhe nuk do të ketë asnjë problem në këtë prizëm.

Çdo vend ka specifikat e veta. Psh në vende si Italia dhe Anglia të drejtat televizive merren që në fillim të sezonit, kurse në vende si Gjermania të drejtat televizive merren çdo muaj dhe ata e kanë të domosdoshme për të mbijetuar që të luajnë. Por gjermanët nuk janë të çmendur, ata e dinë që me masat, protokollet dhe metodikat e duhura risku është minimal, sepse masat duhet të kenë një raport të caktuar me pasojat që do të vijë. Është kollaj të themi tani që hajde i bllokojmë të gjitha tani dhe nuk infektohet anjë njeri. Por puna është se do falimentojmë. Të bllokohet aq sa të ruhet shëndeti i njerëzve, por edhe të ruajmë këto aktivitetet siç është i joni, sportiv, që të ecim përpara.

Vendimi i Francës? Shumë çudi më vjen në fakt. Ka disa ekipe atje, të cilat janë shumë të varur nga e drejta televizive. Franca ka edhe një shikueshmëri të madhe në stadium dhe janë të varura edhe nga kjo. Franca ka një numër të lartë të infektuarish dhe ka pasur një shpërhapje të madhe, sepse fillimisht e neglizhuan këtë situatë. Kurse ne kemi një histori tjetër në raport me Francën. Mbase po të bllokonim që në fillim linjat me Italinë tani do ishim si Bjellorusia dhe do vazhdonim të luanim futboll. Gjithsesi ne lavdi zotit jemi në një situatë pozitive. Unë ju garantoj që po të nismi stërvitjen nesër do shikoni që s’do ketë asnjë lloj problem. Pastaj është e nevojshme edhe për shëndetin e fëmijëve. Të jeni të sigurt që shumë njerëzve i shpëton mendtë e kokës marrja me sport”, është shprehur Redi Jupi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online