Nuk ka më idhuj si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, të rinjtë shqiptarë tani ëndërrojnë të bëhen si Armando Broja dhe Myrto Uzuni

E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshime. Të paktën në emra lojtarësh dhe në ekipet ku luajnë futbollistët tanë, kemi më shumë cilësi se kurrë më parë. Mbrojtja e Kombëtares është një nga më të mirat në Ballkan, teksa Marash Kumbulla është pjesë e Romës, Gjimshiti është shtylla e Atalantës dhe Ardian Ismajli është pjesë e Empolit, të tre në Serinë A. Por më shumë sesa mbrojtja, që Shqipëria e ka pasur ndër vite në nivel, këtë herë kemi sulmin si kurrë më parë. Armando Broja është njeriu i momentit dhe sulmuesi më i mirë i yni, teksa ka fituar dashurinë e Premier League. Aktualisht pjesë e Southampton në huazim dhe pritet që të zëvendësojë Lukakun, tanimë do të mbështetet nga Myrto Uzuni që do të luajë në La Liga, Manaj i Serisë A dhe pas tyre vjen Nedim Bajrami, një tjetër yll i Serisë A.

Pa harruar këtu edhe Sokol Cikalleshin, që me gjithë eksperiencën e fituar ndër vite, do t’i bëjë dëm kundërshtarëve.  Tanimë të rinjtë shqiptarë që nisin futbollin në vendin tonë nuk kanë më si idhujt e tyre lojtarë të mëdhenj botëror, por që në fund të fundit, nuk i përkasin atyre. Në këtë epokë të re të Shqipërisë, idhulli kryesor është Armando Broja, njeriu që po luan në kampionatin më të fortë të botës dhe që ka bërë gjithë Anglinë të flasi për të. Idhulli i ri është edhe Myrto Uzuni, si për të treguar se me punë mund t’ia dilet dhe se asgjë nuk është e pamundur për të mbërritur në pikën që i ke vendosur vetes. Nga fushat e Beratit për të mbërritur në ato të La Liga-s, kjo do të thotë shumë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online