“U lodhe, tani do fillosh të fitosh si Galliani”! Idriz Batha me mesazhin e veçantë për Tefik Osmanin

Tefik Osmani ka vendosur që ta mbyll me futbollin e luajtur, ndërsa në mbrëmjen e djeshme ka treguar edhe vendimin e plotë. Sigurisht që mes emocioneve dhe vështirësisë pasi asnjëherë nuk është e lehtë për të hequr dorë nga ky sport.

Por mbrojtësi në fjalë bëri një veprim vërtet për t’u duartrokitur pasi zgjodhi që ta mbyll karrierën e tij si kampion. Kjo e largon me nder nga futbolli, ndërsa mes mesazheve të shumta që i kanë mbërritur, disi më i veçantë është ai i ardhur nga Idi Batha. “U lodhe duke fituar në fushë, tani do të fitosh si Galliani”, ishte shkrimi i bërë nga ana e mesfushorit të Tiranës duke treguar në një farë mënyre edhe të ardhmen që e pret Tefik Osmanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online