Iku Uzuni e Kastrati/ Humbën 6-0 nga Dinamo Zagreb, trajneri i Lokomotivës: Nuk jam i zhgënjyer, kjo është situata mes nesh

Lokomotiva e Zagrebit e ka vuajtur ndjeshëm largimin e Myrto Uzunit dhe Lirim Kastratit. Madje ky i fundit ka luajtur në ditën e djeshme përballë tyre, pasi në përballjen e parë me nisjen e kampionatit kroat u zhvillua ndeshja kundër Dinamos së Zagrebit.

Fitore e pastër nga ana e kampionëve të Kroacisë në shifrat 6-0 për të treguar që në 90 minutat e para të këtij sezoni, se ndoshta do të jetë e njëjta muzikë që do të luhet ku ka gjithmonë të njëjtin sundim. Lokomotiva e Zagrebit kishte një fytyrë “të re”, teksa sikur të mos mjaftonin largimet, kishte edhe disa lojtarë të dëmtuar. Kjo e shpërfytyroi ekipin e Goran Tomic që në sezonin që sapo u mbyll arriti një sukses me vete duke u renditur në vendin e dytë, menjëherë pas Dinamos së Zagrebit.

“Fatkeqësisht kjo është situata aktuale dhe reale mes ekipeve tona, pas atyre largimeve. Nuk jam shumë i zhgënjyer sepse thjeshtë kjo është situata aktuale. Lojtarët dhanë maksimumin, por e përsëris, ky ishte realiteti. Kokën lartë dhe le të shohim për ndeshjen e tjera”, u shpreh Tomic. Në takimin e djeshëm gjatë pjesës së dytë edhe Sherif Kallaku, lojtari i ardhur nga Teuta që pritet të bëjë diferencën në elitën e futbollit kroat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online