“U lodha, kam 2 vite që vrapoj nga pas“, menaxheri i Hysajt me mesazh të qartë: Për 3 muaj firmos për kë të dojë

Rinovimi i Elseid Hysajt te Napoli vijon të mbetet një temë e nxehtë. Mbrojtësi ndihet mirë nën urdhërat e Gatuzos dhe ky i fundit ka shfaqur besim të plotë te shkodrani. Megjithatë menaxheri i kapitenit të Kombëtares shqiptare thekson se rinovimi i Hysajt nuk duhet të varet nga ai i trajnerit, por duhet të vijë si rrjedhojë e besimit të klubit.

Në një prononcim për “Radio Punto Nuovo”, Xhuifredi jep mesazhin e qartë për Napolin. Agjenti i Hysajt thekson se është lodhur duke i ardhur për dy vite nga pas të kaltërve dhe tashmë është gjithçka në dorën e tyre. Nëse nuk vjen një propozim i duhur nga drejtuesit, atëherë mbrojtësi shqiptar do të firmosë për kë të ketë dëshirë në merkaton e ardhshme.

“Rinovimi i Elseidit nuk është aspak i lidhur me atë të Gatuzos. Lojtari nuk duhet të mbetet vetëm sepse Gatuzo do të qendrojë, ai duhet të rrijë në Napoli sepse klubi beson në të, jo për arsye të tjera. Unë kam qenë duke vrapuar pas Napolit për dy vjet për rinovimin. U lodha. Tani është e drejtë që të fillojmë të kontrollojmë propozimet që vijnë. Nëse Napoli bën propozimin e duhur, atëherë ai do të qëndrojë në Napoli përndryshe për tre muaj ai do të nënshkruajë me këdo që i pëlqen”, ka thënë Xhuifredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online