Formacioni zyrtar/ Milani i Piolit vuan vetëm Donarumën, Fonesca i vendosur për Kumbullën

Super ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë përballja mes Milanit dhe Romës. Një takim që pritet me rëndësi të madhe pasi luajnë dy ekipet italiane që janë më në formë për momentin. Kuqezinjtë kanë një rekord të rezultateve pozitive që nuk ndodhte prej vitesh në historinë e tyre, ndërsa një seri pozitive ka edhe Roma.

Trajneri Pioli i ka besuar nga minuta e parë të përhershmëve, atje ku vendin e Donarumës që nuk mund të ishte i gatshëm e ka zënë Tatarusanu. Ndërkohë edhe Calhanoglu është gati pavarësisht dyshimeve, ndërsa në krahun e Romës e nis Kumbulla nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers; Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic

Roma (3-4-2-1): Mirante; Kumbulla, Mancini, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Pellegrini, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online