U largua pas gjysmë-sezonit me Bylisin, sulmuesi i talentuar firmos me klubin zvicerian

Bylisi arriti të mblidhte bashkë shumë lojtarë të rinj e të talentuar sezonin që lamë pas, duke krijuar një grup konkurues që për shumë muaj rezultoi një surprizë e vërtetë në Superiore. Në merkaton e dimrit në Ballsh u afrua edhe një sulmues 22-vjeçar, Emiliano Mozzone, i cili u largua në fund të sezonit me 13 paraqitje në fushën e lojës dhe 4 gola të shënuar.

Por tashmë Bylisi i përket të shkuarës për futbollistin uruguajan, pasi ka gjetur skuadrën e re për të ardhmen. Karriera e Mozzone do të vijojë në Zvicër, aty ku e pret klubi Schaffhausen. Këta të fundit janë pjesë e Kategorisë së Dytë helvete, ku sulmuesi uruguajan do të përpiqet të lërë shenjë për të rënë në sy të ekipeve më të mëdha zviceriane apo edhe europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online