Shprehu dëshirën për të veshur fanellën e Kosovës, FFK kontakton menjëherë lojtarin afrikan

“Do të jem i gatshëm dhe i lumtur të mbart fanelën e Kombëtares së Kosovës nëse marr ftesë nga Selektori, Rafet Prekazi. Unë jam pjesë e Superligës, dhe do të doja të pranoj një ftesë të cilës do ti përgjigjesha me kënaqësi dhe me zemër”, këto ishin fjalët e thëna nga talenti afrikan i Trepçës ’89 pak ditë më parë. Një deklaratë kjo që ka vënë menjëherë në lëvizje zyrtarët e FFK-së, të cilët kanë nxituar ta kontaktojnë Lassine Traore.

Lojtari nga Mali ka pranuar për “Blic Media“ se është pyetur nga Federata e Kosovës nëse është i gatshëm vërtetë të pranojë një ftesë nga dardanët. “Jam kontaktuar nga një person i FFK-së i cili më ka pyetur nëse lajmi i publikuar në media është i vërtetë. Ai gjithashtu më pyeti nëse jam i gatshëm të bashkohem me Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Traore.

Ky do të ishte një rasti i parë që një lojtar afrikan të luante me përfaqësuesen e Kosovës. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me Olainkan, i cili shpërtheu te Skënderbeu dhe shprehu dëshirën e tij për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares. Megjithatë dëshira e madhe për të ruajtur identitetin e pastër me lojtarë që i përkasin vetëm etnisë shqiptare bëri që lojtari afrikan të përfundonte me ekipin përfaqësues të Nigerisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online