Nuk ka më “HUH”! Kombëtarja që arriti historinë si Shqipëria, në Islandë të mërzitur: Fundi i ciklit tonë, mos të bëhemi si Greqia

Nga Klaudio Ndreca

Islanda ka arritur në histori për herë të parë dhe ka përjetuar ëndrrën e madhe pikërisht në Europianin e Francës, atje ku debutoi së bashku me Shqipërinë. Të gjithë e keni dëgjuar dhe përjetuar “HUH” e famshme mes duartrokitjeve që sollën tifozët për gjithë Europën, duke bërë që të ishin protagonistët kryesor. Rezultatet po vinin në mënyrë mbreslënëse dhe Islanda do të kualifikohej edhe në Botërorin e vitit 2018, ndërsa këtë herë ishte për t’u shkruar në librin e historisë si vendi më i vogël që ka arritur ndonjëherë në fazat finale të Kupës së Botës.

Por së fundmi ka rezultatet kanë ardhur në ulje për këtë Kombëtare. Drejtuesit dhe zyrtarët e Islandës e thonë me kaplimin e mërzitjes, por nuk mund ta mohojnë të vërtetën e madhe. “Ky është fundi i ciklit tonë”, është shprehur drejtori teknik i Islandës, Arnar Vidarrson, së bashku me trajnerin Erik Hamren.

Në 7 ndeshjet e fundit zyrtare të kësaj Kombëtare, që nga ajo fitore fantastike me rezultatin 4-2 të Shqipërisë ndaj Islandës, kanë fituar vetëm 2 përballje. Këto takime janë arritur të fitohen me kundërshtar si Andorra dhe Moldavia, për të treguar kështu pikën se ku është mbërritur. Gjithashtu në përballjen e djeshme është nisur takimi me një surprizë ndaj Belgjikës pasi kanë kaluar të parët në avantazh, por në përfundim do të mbyllej në shifrat 5-1. Me Islandën e kohës së artë, një rezultat i tillë nuk mund të nodhte kurrsesi.

“Ky është fundi i ciklit tonë. Ky është fundi i grupit tonë. Ky nuk është më sekret tani, nuk është as turp. Ishte një brez i jashtëzakonshëm, ishim me fat që e mbajtëm ekipin e bashkuar për vite me radhë. Për disa nga kjo gjeneratë tani do të hedhin vallen e fundit. Detyra jonë është që të sigurohemi që të mos bëhemi si Greqia. Grekët ishin kampionë të Europës dhe pastaj ranë si një yll që u godit në vendin që nuk e di se ku kanë shkuar në renditje. Ne do të përpiqemi ta shmangim këtë, duhet të kthehem pas 6 vitesh”, u shpreh trajneri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online