U largua nga Kukësi papritur, Kitanovski: Nuk kisha siguri për jetën, në Shqipëri bënin dhe analiza për ndeshjet

Kitanovski do të largohej menjëherë nga Kukësi pas tërmeteve të ndodhura në Shqipëri. Futbollisti u prek nga paniku dhe frika e madhe, ndërsa zgjodhi largimin në Maqedoni si zgjidhjen më të mirë. Teksa të gjithë po prisnin rikthimin e tij për vazhdimin e kampionatit, ka ardhur edhe njoftimi se Kitanovski nuk do të kthehet më. Kjo pasi e ka ndjerë shumë lëkundjen e tërmetit dhe frika e madhe ka bërë që të mos rikthehet në vendin tonë. Në një intervistë të fundit për mediat në Maqedoni, futbollisti ka prekur edhe një temë mbi krahasimin e futbollit mes dy vendeve:

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e të vrarëve në Shqipëri. Familja ime dhe unë ishim në Tiranë, ju e dini që tërmeti ishte në 3:50 të mëngjesit. Nuk kam përjetuar një lëkundje të tillë. Të nesërmen u ktheva në Manastir me familjen pasi bisedova me drejtorin sportiv të Kuksit, Nexhipin. Unë mendoj se nuk ishte e sigurt jeta ime. Klubi i Kuksit është i shkëlqyeshëm, më vjen keq që nuk do të vazhdojmë së bashku në të ardhmen.

Niveli i futbollit shqiptar është i ngjashëm me atë të Maqedonisë. Por ato ende fitojnë shumë para. Çdo ndeshje e kampionatit shqiptar transmetohet në televizion dhe pas çdo ndeshje ka analiza. Shqiptarët, si ne, kanë disa probleme me infrastrukturën. Disa muaj më parë ata bënë gati stadiumin kombëtar, i cili vlen 60-70 milion euro dhe do të luajë vetëm kombëtarja atje”, tha Kitanovski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online