Një ide ndryshe për Vllazninë/ Vajushi: Duartrokasim Partizanin dhe Tiranën, po ju ku jeni?

Një ide ndryshe ka ardhur për tifozët e Vllaznisë nga Ermir Vajushi, personi që ka hapur prej disa kohësh një iniciativë ndryshe në Shqipëri duke bërë analiza për klubin shkodran në “Youtube”. Pak ditë më parë është prekur edhe pjesa e tifozerisë, marrë shkas nga derbi në “Air Albania”, që ofroi një pamje spektakolare. Vajushi shprehet se tifozët e thjeshtë duhet të bashkohen sa më tepër me ultrasit, pasi kjo do të shërbejë për të mirën e të gjithëve.

“Duke u nisur nga derbi Partizani-Tirana, dy tifozeri të jashtëzakonshme, pavarësisht se i kemi kundërshtarë. Respekte në maksimum për të dy tifozeritë dhe atë që treguan. Por të ndalemi pak te tifozët e Shkodrës.

Tek ne është aktualisht “Poëer 12”, grup që ka diku te 50 vetë. Është një fatkeqësi e madhe pasi Vllaznia ka shumë tifozë. Pjesa më e madhe thotë që: “Po çfarë bëjnë ata ultrasit, shfaqin ndonjë banderolë kot dhe asgjë tjetër”. Dakort mo dakort, nuk ka ndonjë bukuri të madhe. Po çfarë mund ti kërkojmë ne atyre? A e dini se koreografitë dhe kërkojnë lekë? Të fusin nga 100 euro secili?

Po duartrokisni Tiranën dhe Partizanin. Bravo ju qoftë, por ne ku jemi? Duhet të bashkoheni me pjesën e ultrasve. Sikur të bëheshim 1000 vetë me ta dhe do t’i kërkonim Vllaznisë një ulje të çmimit të biletës. Pra nga 3 mijë lekë që e paguani, e merrni 2 mijë lekë. Atë 1 mijë lekë që mbetet mund ta hidhni te arka e tifogrupit dhe mbetet 1000 euro për baner në çdo javë. Kështu banerat do të bëhen sa më të bukur, por edhe do të duket më mirë për syrin, pasi janë më shumë veta në tribunë”, ka thënë Vajushi. /Sport Ekpsres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online