Taulant Xhaka (që kujtojmë është ende i dëmtuar dhe po mundohet të rikuperojë për ndeshjet e shtatorit), shumë shpejt, mund të ketë një trajner që ka punuar në Itali, te Interi, edhe pse u largua me “ceremoni” dhe pas një krize rezultatesh… Po flasim për Frank de Bur, që pati edhe një eksperiencë në Premier League, në stolin e Kristal Palas, ku gjithashtu dështoi totalisht…
Ish-mbrojtësi legjendar i Holandës, sipas asaj që shkruan “TagesWoche”, pasi Bazeli ka shkarkuar trajnerin Rafael Viki pas debutimit sezonal që solli humbjen ndaj PAOK-ut në Greqi dhe debutimit me humbje në kampionat, ndaj St Galenit. De Bur, 48 vjeç, është gati për një aventurë të re dhe pikërisht kandidat për stolin e Bazelit.