Egnatia vijon me përforcimet, tani gjen qendërmbrojtës

Vijon puna me ritëm të lartë në Rrogozhinë, aty ku po ndërtohet një skuadër edhe më dinjitoze, në krahasim me sezonin e shkuar.

Javën e shkuar u prezantuan shumë lojtarë të ardhur ditët e fundit, duke nisur nga emra të njohur si Klajdi Broshka, Amarildo Dimo, Ledion Ruço e Mikel Canka, ndërsa të shtunën Egnatia mundi 1-0 (gol i Gjuzit pas një ore lojë) Vorën e sapongjitur në Kategorinë e Parë.

Ndërkaq, sot Egnatia ka afruar edhe një qendërmbrojtës, sepse ka firmosur dhe është prezantuar Beqir Ibrahimllari.

Për 25-vjeçarin është një kthim në shtëpi, sepse është nga Rrogozhina, por këto vitet e fundit ka luajtur te Kamza dhe sezonin e shkuar ishte një ndër pikat kyçe të Burrelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online