Teldiano Guimaraes ishte një nga largimet e Laçit në merkaton dimërore. Lojtari brazilian dhe klubi kurbinas ndanë rrugët me njëri-tjetrin në muajin janar të këtij vit. Pas një sezoni e gjysmë të kaluar në Shqipëri, Teco vendos të provojë një tjetër aventurë në vendlindjen e tij.
Sulmuesi 25-vjeçar ka gjetur marrëveshjen në Brazil. Rio Branco VN është emri i ekipit të ri të Tecos. Skuadra luanë në kampionatin Capixaba në Brazil, ku është një nga ekipet më të suksesshme në këtë ligë. Detajet e kontratës mes palëve nuk janë bërë të ditura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/