U kthye me medalje nga Serbia, boksieri Beqiri: Jam krenar që ngrita flamurin shqiptar në mes të Beogradit

Alban Beqiri u largua me medalje nga Kampionati Botëror i boksit i zhvilluar në Beograd. Pavarëisht incidenteve të ndodhura me sportistët shqiptarë, ku iu mohua e drejta e hyrjes në Serbi të delegacionit të Kosovës si dhe pritja armiqësore me vërshëllima e delegacionit shqiptar, këta të fundit ia dolën të kthehen me kokën lartë në Shqipëri.

Sportistët pjesëmarrës në këtë kompeticion janë pritur nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për paraqitjen e bërë. Ndërkohë gjatë takimit Beqiri është shprehur se ndihet krenar që ngriti flamurin shqiptar në mes të Beogradit.

“Jam shumë krenar, pasi ishte një emocion shumë i madh për mua të ngrija flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Kjo ishte një arritje historike. Shpresoj se si sportisë si puna ime dhe boksierë si unë dhe kolegët e mi të arrijnë të njëjtin qëllim. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që më mbështetën dhe më kanë bërë të ndihem krenar”, ka thënë Alban Beqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *