Kuqezinjtë në formë përpara Anglisë, tre futbollistë të Kombëtares përfundojnë në formacionin e javës

Kombëtarja shqiptare nisi ditën e djeshme stërvitjen zyrtare për duelin kundër Anglisë. Një përballje mjaft e rëndësishme kjo, qoftë për emrin e kundërshtarit që gjendet përballë, por edhe për vetë faktin se matematika na lejon të ëndërrojmë në një mrekulli për të prekur vendin e dytë në grup. Kuqezinjtë kanë grupin e plotë e pa mungesa, ndërsa lojtarët vijnë në një formë të mirë në grumbullim.

Uzuni e Cikalleshi e kanë festuar me gola në kampionat ftesën e Kombëtares shqiptare, duke dëshmuar se janë të gatshëm për të dhënë më të mirën nën urdhërat e Rejas. Ndërkohë golat e Cikalleshit në Turqi janë vlerësuar, teksa sulmuesi shqiptar përfundon në formacionin e javës të elitës së futbollit turk. Një vend mes 11 më të mirëve në kampionatet e tyre e zënë edhe Elseid Hysaj së bashku me Kastriot Dermakun. Mbrojtësi shtatlartë është rikthyer titullar te Leçe dhe menjëherë ka treguar sa i rëndësishëm është në prapavijë. Një alternativë mjaft e mirë kjo për Rejën, duke marrë në konsiderat faktin se një lider si Gjimshiti do i mungojë treshes së mbrojtjes përballë Anglisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online